Lajmi i abuzimit seksual të 15-vjeçares në Babrru ka tronditur opinionin publik i cili kërkon marrjen e përgjegjësive dhe nga instancat përkatëse për edukimin.
E mitura ishte abuzuar nga roja i shkollës ku ka mësuar, 65-vjeçari Abaz Dogu i cili u kishte shpërndarë video intime të saj tre të rinjve. Ngjarja do të vijonte zinxhirë nëse e mitura nuk do të kishte marrë guximin të denonconte rastin. 65-vjeçari tashmë është pas hekurave me masën arrest me burg. Ndërkohë “JOQ” ka publikuar një video ku Dogu shfaqet gjatë një feste në shkollë, në kohën kur punonte ende si roje, teksa u këndon nxënësve këngën “Zemër” të Dhurata Dora dhe Soolking.