Dalin pamjet e plagosjes së 39-vjeçarit shqiptar, i identifikuar si Altin Pojana, i cili ka mbetur i dëmtuar në palcën kurrizore për shkak të plumbit. Pamjet e publikuara nga mediat italiane tregojnë momentin e sherrit mes të rinjve mbrëmjen e 18 prillit, madje qartësisht duket edhe çasti kur shqiptari nxjerr armën nga brezi dhe qëllon Pojanën.
Të katër të arrestuarit, të gjithë me kombësi shqiptare, janë në burg përkundër kërkesave të ndryshme të bëra nga avokatët e tyre përkatës për të zbutur masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.
