Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dalin pamjet, si u zbulua kokaina me skaner në Greqi

14:56 / September 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine shum
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ReportTv siguron ekskluzivisht, videon e momentit kur skaneri në portin e Pireut zbuloi praninë e kokainës në kontenierët me banane nisur më 24 korrik 2019 nga porti i Guayqualit Ekuador me destinacion Greqinë dhe Shqipërinë. Pakot e kokainës të mbështjella me natriban ishin të vendosur në dyert frigoriferike mes kabujve elektrikë.

Pasi kanë kaluar në skaner nga informacionet që dispononte më parë zyra amerikane e luftës ndaj drogës kontenierët i janë nënshtruar kontrollit fizik nga ku më pas janë zbuluar pakot me kokainë. Pakot të cilat janë provuar nga agjentët e antidrogës me provëza kanë rezultuar kokainë e pastër ndërsa mbanin mbishkrimin e gërmës R.

Pasi janë veçuar kontenierët e të njëjtës kompani rezultoi se katër prej tyre kishin destinacion portin e Durrësit. Në këtë moment autoritetet e Greqisë kanë kërkuar të hapen dhe ata ndërsa DEA ka kërkuar njoftimin e palës shqiptare. Me mbërritjen e oficerëve dhe prokurorit shqiptar është vendosur të bëhet më pas dorëzimi i kontrolluar dhe kontenierët me mbishkrimin MAERSEK më 14 shtator  2019 janë nisur drejt Shqipërisë.

Ekspertët grekë dhe të DEA-s amerikane vendosën që udhëtimi i ngarkesave në Shqipëri të vazhdonte dhe përveç GPS të trafikantëve u shtuan edhe GPS nga hetuesit, ndërsa kokaina u zëvendësua më së shumti me oriz të presuar pasi i përafrohej formës që kishin pakot e drogës . Ndërsa 17 të tjera janë zëvendësuar me gips.

Pas tre ditëve lundrim në det më 17 shtator katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare në ora 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë ata për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Myslikhaka dhe Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët.

“Farbem Norte ne porti e Guayaquill ne Ekuador është terminali nga ku janë nisur kontenierët ne data 27 korrik, aty është më shumë fushë futbolli sesa një port me teknologji dhe siguri si ai i Durrësit dhe Pireut. Nuk e di pse në Ekuador nuk ka pasur kontroll me skaner, pasi ndoshta mund të jenë vendosur edhe më tej, pasi kanë kaluar.  Interesi i tyre është për ta sjellë dhe magazinuar në Shqipëri dhe shpërndarë më pas në Europë” tha Rusta.

Por a është dekonspiruar operacioni i kokainës?  “Nuk ka pasur asnjë dekonspirim të operacionit. Dekonspirim do të ishte nëse asnjë nga personat të mos afrohej të kontenierët dhe shtetit t’i ngelte kokaina dhe bananja në dorë” tha gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.