Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dalin programet për të gjitha profilet, si do jetë provimi për mësuesit

15:40 / February 2, 20226 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksinimi mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ndihmë të mësuesve që do të garojnë përgjatë këtij viti për të fituar shkallën e kualifikimit, nëpërmjet të cilës sigurohet edhe rritja e pagës, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) ka shpallur tashmë programet orientuese për çdo profil lëndor, në të cilat detajohen fushat dhe temat që do të jenë në përmbajtje të testit me shkrim që do të plotësojnë mësuesit përgjatë muajit prill.

Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e kategorive të kualifikimit të mësuesve të arsimi fillor është hartuar nga grupi i punës i ngritur nga ASCAP për t’u ardhur në ndihmë mësuesve në kuadër të përgatitjes së tyre për testimin kombëtar, si dhe të gjitha drejtorive dhe zyrave vendore të arsimit parauniversitar, për të organizuar zhvillimin profesional për të gjithë mësuesit që do të hyjnë në këtë proces përgjatë këtij viti shkollor.

Pesë janë fushat kryesore në të cilat do të testohen njohuritë dhe aftësitë e mësuesve edhe përgjatë këtij viti. Këto fusha përfshijnë njohjen e dokumentacionit zyrtar shkollor që ka të bëjë me veprimtarinë mësimore-edukative të mësuesve në shkollë. Sa i takon kësaj fushe ekspertët e arsimit sqarojnë se është fjala për të gjitha dokumentet ligjore, urdhëresat dhe udhëzimet e MAS-it që zbatohen në shkollë duke u përqendruar në ato të viteve të fundit.

Fusha e dytë e testimit ka të bëjë me njohjen e programeve lëndore të profilit përkatës në të cilin mësuesi ushtron profesionin, për të vijuar më pas me fushën e njohurive rreth aspekteve të pedagogjisë, metodologjisë dhe përdorimit të TIK-ut në procesin mësimor në ciklin dhe lëndën përkatëse që japin mësim.

Një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes së testit do të përfshijë edhe pyetjet rreth aspekteve të etikës dhe të komunikimit, njohjen e aspekteve të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, si dhe përmbajtjes shkencore të lëndës që japin mësim.

“Testi do të jetë i strukturuar në dy pjesë, pjesa e parë që do të ketë në përmbajtje pyetjet rreth njohjes së dokumenteve zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënies në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, si dhe aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ndërsa pjesa e dytë do të përfshijë pyetjet rreth përmbajtjes shkencore të lëndës që mësuesi zhvillon në shkollë me nxënësit e tij”, bëjnë me dije autoritetet e ASCAP.

Konkretisht bëhet fjalë për 21 programe orientuese, ku detajohen fushat në të cilat do të testohen mësuesit e arsimit parashkollor, atij fillor, arsimit special, lëndës së artit pamor, biologjisë, edukimit fizik, ekonomisë, filozofisë, arsimit profesional, gjuhëve të huaja, fizikës, gjeografisë, letërsisë dhe gjuhës shqipe, historisë, kimisë, matematikës, muzikës, psikologjisë, qytetarisë, sociologjisë, shkollave artistike, si dhe Informatikës. Programet e plota i gjeni të detajuara online në faqen zyrtare të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.

Kualifikimi për vitin 2022

Në procesin e kualifikimit për këtë vit shkollor kanë të drejtë të përfshihen të gjithë mësuesit që deri në mbyllje të dhjetorit të 2021-s, zotërojnë të paktën pesë vite pune në arsim. Ky grupim mësuesish do të kualifikohet për kategorinë “Mësues i kualifikuar”. Mësuesit me vjetërsi pune 10-vjeçare do të konkurojnë për kategorinë e kualifikimit “Mësues specialist”, ndërsa arsimtarët me vjetërsi 20 vjeçare do të hyjnë në kualifikim për shkallën më të lartë që është “Mësues mjeshtër”. Kjo ndarje përcakton edhe rritjen e pagës që mësuesi siguron në rastet kur vlerësohet pozitivisht në procesin e kualifikimit, çka do të thotë se rritja e pagës do të variojë nga 5 për qind për shkallën më të ulët, deri në 20 për qind për shkallën më të lartë të kualifikimit.

Aktualisht mësuesit po i nënshtrohen fazës së parë të kualifikimit që është aplikimi nëpërmjet dokumentacionit të kërkuar. Dorëzimi i kërkesës së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës duhet të dorëzohet brenda datës 15 shkurt pranë strukturave rajonale të arsimit parauniversitar. Në përfundim të kësaj date të përcaktuar për dorëzimin e dosjes së dokumenteve, do të bëhet vlerësimi i aplikimeve të bëra, ku dhe do të shpallet lista zyrtare e mësuesve që kanë të drejtë të vijojnë garën në fazën e dytë që është testimi me shkrim që do të zhvillohet në datën 9 prill në kryeqytet. Në këtë provim do të mund të hyjnë të gjithë mësuesit që kalojnë me sukses fazën e parë të aplikimit me dosjen profesionale. Vlerësimi përfundimtar i çdo kandidati që garon për shkallën e kualifikimit përgjatë këtij viti do të bëhet me sistemin e 100 pikëve, të cilat mblidhen nga portofoli i mësuesit (30 pikë), si dhe pikët e testit me shkrim (70 pikë). Kandidati vlerësohet me 5 shkallë që janë: A-Shkëlqyeshëm, B-Shumë mirë, C-Mirë, D-Mjaftueshëm, si dhe E-Dobët.

Në përfundim të këtij procesi kandidati merr edhe certifikatën përkatëse që konfirmon shkallën e kualifikimit të fituar. Sipas udhëzimeve të dikasterit të Arsimit, mësuesit që nuk arrijnë të sigurojnë pikët kaluese përgjatë këtij viti, kanë të drejtë që të testohen sërish për të fituar shkallën përkatëse të kualifikimit përgjatë vitit 2023. Rezultatet negative nuk penalizojnë asnjë mësues me humbje të vendit të punës.

Përmbajtja e testit që do të plotësojnë mësuesit do të ketë pyetje rreth njohjes së:

Dokumentacionit zyrtar shkollor, i cili ka të bëjë me veprimtarinë mësimdhënëse dhe edukative të mësuesve në shkollë. Kjo fushë përfshin njohjen e dokumenteve ligjore, urdhëresat dhe udhëzimet e MAS-it që zbatohen në shkollë duke u përqendruar në ato të viteve të fundit.
Programeve të lëndës që mësuesi jep në shkollë.
Aspekteve të pedagogjisë, metodologjisë dhe përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie-nxënie.
Aspekteve të etikës dhe të komunikimit.
Aspekteve të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Përmbajtjes shkencore të lëndës, sipas programeve që përfshin lënda që mësuesi jep në shkollë.

Kategoritë e kualifikimit për të cilat do garojnë mësuesit gjatë 2022:

Për kategorinë “Mësues i kualifikuar” do të mund të aplikojnë të gjithë mësuesit që kanë të konfirmuara të paktën 5 vjet pune, deri në datën 31 dhjetor të vitit 2021.
Për të konkuruar në kategorinë “Mësues specialist”, duhen të paktën 10 vjet punë, dhe të paktën 5 vjet punë pas marrjes së kategorisë “Mësues i kualifikuar”.
Ndërkohë që për të konkuruar në kategorinë “Mësues mjeshtër”, çdo kandidat duhet të ketë të paktën 20 vjet punë dhe të paktën 10 vjet punë pas marrjes së kategorisë “Mësues specialist”.
Të gjithë arsimtarët që kanë mospërputhje të viteve të vjetërsisë së punës dhe shkallës së kualifikimit, do të kualifikohen për kategorinë më të ulët që nuk e kanë fituar ende.
Duke filluar nga viti 2014-2015 e në vazhdim, të gjithë mësuesit që plotësojnë vjetërsinë e përcaktuar të punës kanë të drejtë të aplikojnë për kategorinë e kualifikimit nëse kanë kryer të paktën tre ditë trajnimi në një vit kalendarik, të cilat janë të barazvlefshme me 18 orë trajnimi të pasqyruara më një kredit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.