Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dalja e Bashës në skenë/ Gazment Bardhi zbulon kur do zgjidhet kreu i ri i PD-së

22:09 / May 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me të ardhmen e PD-së. Bardhi komentoi daljen në skenë pas më shumë se një viti të Lulzim Bashës, duke thënë se nëse dikush mund të ketë luajtur skenarë për rikthimin e tij në krye të partisë duhet të japë llogari.

Sakaq, ai u shpreh se kreu i ri i PD-së do zgjidhet së shpejti pasi kjo forcë politike nuk mund të rrijë në pritje, por do hyjë në një proçes të brendshëm zgjedhor që do ndërmerret nga organet e partisë.

“Nuk jap llogari për atë që bën Basha. Unë nuk jam analist. Aktiviteti i sotëm i Bashës nuk ka lidhje me organet e PD-së në sensin formal. Unë nuk jam zëdhënësi i Bashës. Leximi im është që çdo deputet mund të bëjë takime të tilla. E kam lexuar aktin e dorëheqjes së Bashës si shërbim ndaj demokratëve. Sot nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim.

Secili që mund të ketë pasur skenarë të japë llogari për skenarë. Unë nuk kam qenë pjesë e asnjë skenari dhe nuk kam pasur dijeni për të tilla. Unë e kam besuar aktin që ka ndodhur ashtu si më është përcjellë. Besoj se ka qenë akt në interes të demokratëve. PD për shkak të largimit të Alibeajt nuk ka një drejtues në deyrë dhe më e larta në detyra është Tabaku si nënkryetare e partisë.

Tani që flasim PD nuk mund të rrijë në pritje dhe duhet të hyjë në proçes të brendshëm me garë. Do iniciohet nga institucionet e partisë dhe do miratohet nga kryesia. Çdo vendim do merret nga organet e partisë”, u shpreh Bardhi.

Basha Gazmend Bardhi rikthim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.