TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

SHBA do të dërgojë sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

09:08 / May 27, 2022

Temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

08:59 / May 27, 2022

Gjiknuri: S’përjashtojmë nga komisionet asnjë mbështetës të Berishës me përjashtim të…

08:56 / May 27, 2022

Asteroidi më i madh i vitit do të kalojë afër Tokës sot

08:44 / May 27, 2022

Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 

08:40 / May 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Damian Gjiknuri flet për zgjedhjet e ardhshme: Do jemi përsëri parti e pamposhtur, fitojmë pjesën dërrmuese të bashkive

11:00 / May 7, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri shpreh bindjen se PS do të jetë pas këtij riorganizimi që ka nisur një organizatë e pamposhtur dhe e aftë të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Duke folur në nisje të punimeve të Asamblesë, Gjiknuri theksoi se PS garën e ka me vetveten.

“Struktura e re Sekretariati Ekzekutiv do të synojë që të jetë një strukturë e mirëfilltë mbështetëse me evidence të qarta, me forcë strukturore, me qëllim që Partia Socialiste të jetë një strukturë e mirëfilltë e organizuar, që pavarësisht fluktuimeve, se ka njerëz që mund të jenë dhe në pozicione shtetërore, partia mund të ketë dhe moment më të vështira në disa zona, këta do të jenë tamam shtylla kurrizore që do ta mbajnë gjallë, qoftë me videnca, qoftë do ndjekin çdo lloj detyrimi që kanë anëtarët e partisë ndaj patisë. Mendoj se kjo është një strukturë mëse e nevojshme, me modele shumë të suksesshem me vendet e tjera dhe ne po tentojnë ta implementojmë për herë të parë gjithmonë me synimin e asaj që thashë, një organizatë e fuqishme, e qëndrueshme, por gjithmonë me ide të reja. Pasja e njerëzve të duhur dhe hapja e mëndjes për ide të reja duke reflektuar mbi ato çka kalojmë në qeverisjen e vendit, do ta bëjë PS të pamposhtur”, deklaroi Gjiknuri.

Duke folur për zgjedhjet vendore të vitit që vjen, Gjiknuri shprehu bindjen për “fitoren e shumicës dërrmuese të bashkive. “Ajo axhendë politike që unë e përmenda është shumë e rëndësishme për t’u implementuar që do të fillojë pas zgjedhjeve të strukturave të partisë, do të kalojmë në ngritjen e strukturës së koordinatorëve elektoralë, do të kalojmë në një proces dëgjesash dhe takimesh ku do të jetë edhe qeveria, dhe ministrat kryesorë pjesë të kabinetit në çdo qark të vendit me qëllim që të testohen vërtet nevojat jo vetëm të elektoratit, të dëgjohet dhe partia, por mbi të gjitha dhe elektorati i gjerë për t’u përgatitur siç duhet që në zgjedhjet vendore ne të ballafaqohemi siç duhet. Jam i bindur që kjo parti do të jetë përsëri e pamposhtur dhe do t’i fitojë pjesën dërrmuese, të bashkive të këtij vendi, pse jo të gjitha, por gjithsesi jam I bindur se pjesa dërrmuese e bashkive të vendit do të jetë prapë nën  drejtimine  e PS. Po për këtë duhet punë dhe kjo punë duhet filluar që sot. Na pret një punë intensive, në vitin 2023 ijnë zgjedhjet që besoj do të zhvillohen në prill apo maj siç e ka afatin kushtetues dhe ligjor, kemi kohë të mjaftueshme të riorganizohemi siç duhet dhe të ballafaqohesmi me njerëzit më të mirë dhe le ta shfrytëzojmë dhe këtë proces konsultimi brenda partisë për të parë ku janë problemet reale, por njëkohësisht për identitifikuar njerëzit e duhur që do të udhëheqin partinë, pse jo të jenë pjesë kyçe e fitores sonë elektorale në zgjedhjet vendore që do të vijnë”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri nënvizoi se reforma që do të ndiqet do i shërbejë evidentimit të njerëzve të duhur për drejtimin në bazë të partisë, por dhe për të pasur një organizatë konkurruese.  “Nuk ka formulë tjetër të suksesit afatgjatë po s’pate rigjenerim të vazhdueshëm qoftë me njerëz të rinj, por mbi të gjitha me ide të reja. Dhe pikërisht ky proces që do të ndjekim, sidomos fillimi i ngritjes së sturkturave organizative në të gjithë territorin e Shqipërisë, flas për kryetarët e partive në nivel vendor apo dhe Sekretariatin e  ri Ekzekutiv të shtrirë në çdo bashki të vendit, i shërben forcimit të organizatës. Jo vetëm me njerëz të rinj, por mbi të gjitha të bëhet tamam një organizatë, me një skelet të fortë strukturor administrativ që pavarësisht garave të ndryshme, vështirësive dhe humbjeve herë pas here në vende të caktuara, ne të kemi një parti solide, me sturkturë të qartë dhe që është gjithmonë e përgatitur të ringrihet apo të korrigjojë edhe gabimet aty ku ka nevojë për korrigjim. Dhe pikërisht ky organizim kësaj i vlen. Do të dojë një proces të veçantë dhe si çdo ta shikoni dhe nga Rregullorja e re për zgjedhjen e kryetarëve të partisë, do të jetë një process shumë konkurrues, shumë më ndryshe nga çka qenë më parë, do të kemi ballafaqim idesh, para anëtarësisë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gjiknuri: S’përjashtojmë nga komisionet asnjë mbështetës të Berishës me përjashtim të…

08:56 / May 27, 2022

Vangjeli: Në shtator Berisha do të bëjë një lëvizje surprizë

22:53 / May 26, 2022

Bylykbashki: Do garoj për postin e nënkryetarit

22:37 / May 26, 2022

Presidenti/ Damian Gjiknuri: Do nxjerrim emër nëse do konsumohet raundi i tretë

22:16 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

SHBA do të dërgojë sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

09:08 / May 27, 2022

Temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

08:59 / May 27, 2022

Gjiknuri: S’përjashtojmë nga komisionet asnjë mbështetës të Berishës me përjashtim të…

08:56 / May 27, 2022

Asteroidi më i madh i vitit do të kalojë afër Tokës sot

08:44 / May 27, 2022
Te fundit

SHBA do të dërgojë sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

09:08 / May 27, 2022

Temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

08:59 / May 27, 2022

Gjiknuri: S’përjashtojmë nga komisionet asnjë mbështetës të Berishës me përjashtim të…

08:56 / May 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.