Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Damian Gjiknuri mbledh kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit, zbulohen detajet e takimit

15:31 / October 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, zhvilluan gjatë ditës së sotme një mbledhje me kryetarët e partisë në të 61 bashkitë e vendit.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte ecuria e procesit të analizës postzgjedhore, si dhe procesi i regjistrit të anëtarësisë.

Gjatë fjalës së tij pas përfundimit të takimit Gjiknuri u shpreh se: “Patëm rastin të mbledhim të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste në të gjitha Bashkitë. Ishte një analizë në lidhje me ecurinë e procesit të analizës post-zgjedhore dhe njëkohësisht edhe ecurisë së procesit të regjistrimit të anëtarësisë. Është një analizë e nevojshme pasi Partia Socialiste ka hyrë në një fazë intensive të ristrukturimit, që do të thotë përgatitja e partisë ndërmjet periudhave zgjedhore për të qenë gati në çdo moment.”

Numri dy i Partisë Socialiste theksoi gjithashtu se përfundimi i këtij procesi do konkludojë me përgatitjen e një platforme të mirëfilltë elektorale organizimi, që Partia Socialiste të konsolidohet më tej si forca më e organizuar politike.

“Eksperiencat e krijuara në zgjedhjet e fundit dhe përmirësimet e nevojshme që do të dalin nga procesi i analizës do i konkludojmë me përgatitjen e një platforme të mirëfilltë elektorale organizimi, që Partinë Socialiste ta konsolidojmë si forcën më të organizuar politike. Gjithmonë për të çuar përpara interesat e publikut shqiptar.

Frytet e këtij takimi besoj se do reflektojnë në qasjen strategjike të Partisë Socialiste.

Sekretari Digjital dhe Sekretari Organizativ janë dy komponentët e nevojshëm për ta bërë shumë efektiv organizimin e Partisë Socialiste”, përfundoi Gjiknuri.

Sekretari Organizativ Blendi Klosi gjatë mbledhjes u shpreh se rikthimi i forcës tek partia dhe organizimi struktural i partisë është fokusi kryesore. Partia duhet të jetë aktive dhe jashtë proceseve zgjedhore.

Etjen Xhafaj, Sekretari për Digjitalizimin e vuri theksin tek rëndësia ë një regjistri digjital të të gjithë anëtarësisë efektive. Pasja e këtij regjistri do të lehtësoj dhe komunikimin e strukturave me njëra- tjetrën, por edhe të drejtuesve të Partisë Socialiste me bazën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.