Po luhet në Londër gjysmëfinalja e dytë e kampionatit europian mes Anglisë dhe Danimarkës. Ka zgjatur vetëm 9 minuta avantazhi i Danimarkës teksa Anglia ka barazuar shifrat 1-1 ndaj Danimarkës falë një autogoli të Kjaer.
Fituesja e këtij çifti do përballet me Italinë po në Londër për finale që është me datë 11 korrik. Vlen për t’u theksuar se në rast kualifikimi Anglia shkon për herë të parë në finale Europiani, ndërsa Danimarka është njëherë fituese.
