Danimarka është shteti i parë në botë që pezullon programin e vaksinimit kundër Covid.
Sipas Autoritetit Shëndetësor Danez, epidemia është vënë nën kontroll dhe vendi ështe në një ozicion të mirë tashmë.
Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive të autoritetit, Bolette Soborg, tha se Danimarka po mbyll programin e vaksinimit masiv, pasi kohët e fundit raportoi një ulje të numrit të infeksioneve të reja dhe shkallë të qëndrueshme të shtrimit në spitale.
Rreth 81% e 5.8 milionë banorëve të Danimarkës kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19.