Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

DASH paralajmëron shpalljen “non grata” të një tjetër politikani në Tiranë? A është Ilir Meta apo Fatmir Mediu?

17:45 / May 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta sali berisha
Kryetari i LSI Ilir Meta dhe kryeministri Sali Berisha, gjate nje seance parlamentare, ku eshte zgjedhur president i Republikes Bujar Nishani ne raundin e katert, ne te cilen kane marre pjese 76 deputete, 73 deputete kane votuar pro Nishanit, 1 kunder dhe 2 flete votimi te pavlefshme. Ndersa opozita ishte prezente ne salle por nuk mori pjese ne votim.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjarëve të tij hyrjen në SHBA. Ndërkohë në deklaratën e bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit theksohet se shkeljet nga Berisha janë bërë veçanërisht në kohën kur ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë.

Amerikanët shkojnë edhe më tej duke paralajmëruar të tjerë emra në listën e zezë, pasi theksojnë se Berisha aktet korruptive i ka bërë në bashkëpunim me aleatët politik të tij.

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpërdorimin e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë.

Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë” – thuhet në deklaratën e DASH.

Kë ka pasuruar Sali Berisha duke abuzuar me pushtetin? Kë ka mbrojtur ai nga drejtësia? Cili apo cilët janë këta aleatë? – janë pyetje që do marrin shumë shpejt përgjigje. Dy emra që lakohen nëse lexohen nëntekstet e deklaratës janë Ilir Meta të cilin ndërhyrja e Berishës e shpëtoi nga videoja Prifti dhe Fatmir Mediu, bashkëpunëtor i Shkëlzen Berishës në Gërdec.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.