Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dash Shehi: Kam punuar si murator dhe rrobaqepës. Babai im do i bënte atentat Musolinit

22:53 / February 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kreu i LZHK së Dashamir Shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka treguar historinë e babait të tij, i cili u përndoq për disa kohë nga sistemi komunist.

Ai ka treguar në emisionin “Opinion” dhe ngjarjen e një grupi studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babai i tij, që do i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino. Sipas tij, kjo ka qenë dhe arsyeja përse babain e tij e rikthyen në Shqipëri, ku u burgos për dy vite.

“Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin atentat Musolinit. Është në të gjithë librat e Italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo. Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për t’i larguar.

Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arrestuan, i torturuan, ata treguan. U gjykuan në Itali, u gjykuan dhe në Shqipëri, bën dy vite burg këtu dhe babain. Pasi doli nga burgu u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan. Babai u rikthye. Brenda burgut u politizuan, disa u bën komunist, ima atë u kthye si nacionalist. Ky njeri i ka bërë të gjithë sakrificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arrestua se u arratis”,tha Shehi.

Shehi ka kujtuar vitet jetës në sistemin komunist. Ai tha se ka qëndruar për 4 vite e gjysmë pa punë, ndërsa shtoi se ka bërë disa punë si murator, marangoz apo rrobaqepës.

“Kam qëndruar katër vite e gjysme pa punë, kam punuar murator, marangoz, rrobaqepës me paguar cigaret. Mësova të qep me njëri-tjetrin. Po të kesh dhunti artizanale mësohesh. Punova një natë kasher dhe humba 100 lekë dhe u dorëzova. Sa herë kam pasur kontakt me lekët i kam humbur”, tha Shehi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.