Arbana Osmani është gjithnjë kryefjalë, jo vetëm për moderimin e një prej emisioneve më të ndjekura po për shkak se preferon të ketë mjaft private jetën e saj. Është pikërisht fanatizmi i madh i Osmanit çka nxit edhe më tepër kureshti për gazetaren. Më herët, në media u bë me dije se Arbana së bashku me regjisorin Eduard Grishaj do të kurorëzoheshin, por pa u zbuluar detaje të mëtejshme.
Duket se gjithçka është gati për ceremoninë e dasmës luksoze në Itali.
Dyshja ka zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë. E kur flasim për dy emra kaq të famshëm, natyrisht që lista e të ftuarve do të jetë shumë e përzgjedhur
Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve. Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një meny vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.
