Kreu i Shtetit Ilir Meta ka zgjedhur një shprehje të kancelares gjermane Angela Merkel në mesazhin e tij në Facebook për mëngjesin e lutjeve në Berlin.
“Siç u kujtoi Kancelarja Angela Merkel njohësve të mirë të historisë: “Çdo gjë, dhe nëse duket e gdhendur në gur dhe e pandryshueshme, në të vërtetë mund të ndryshojë”, thotë ai.
Në një kohë që në Tiranë zhvillohet debati nëse duhet të shtyhet data e zgjedhjeve, ku palët këmbëngulin secila në pozicionet e tyre, Meta ka lënë të kuptohet se data e zgjedhjeve mund të ndryshohet.

