Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debat i fortë SHBA-Rusi në Këshillin e Sigurimit për Ukrainën

10:15 / February 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara patën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një debat të ashpër mbi krizën në Ukrainë. Përfaqësuesi rus u shpreh për “histeri lufte”, kolegia e tij amerikane e kundërshtoi.

Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvilloi në Nju Jork një takim të hapur për krizën në Ukrainë. Ky ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse Perëndimi ka frikë nga një ndërhyrje ruse në Ukrainë.

“Diskutimet rreth kërcënimit të afërt të ndonjë lufte janë provokuese në vetvete. Ato tingëllojnë pothuajse si thirrje dhe duan që kjo të ndodhë”, tha ambasadori rus në OKB Vasily Nebensia. Nebensia tha se diskutimi për grumbullimin e më shumë se 100,000 ushtarëve pranë kufirit me Ukrainën është ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij.

Rusia ka dislokuar vazhdimisht trupa brenda kufijve të saj pa shkaktuar histeri. Ambasadori rus në OKB tha se e refuzon seancën e hapur të Këshillit të Sigurimit si “diplomaci megafonike”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield foli për “mobilizimin më të madh të trupave në Evropë prej disa dekadash” dhe tha se dislokimi i më shumë se 100,000 ushtarëve rusë në kufirin me Ukrainën përbën një “kërcënim për sigurinë ndërkombëtare” dhe justifikon një publik. Ajo po ashtu paralajmëroi për një “rrugë të rrezikshme” drejt luftës.

Ambasadori rus në OKB Nebensia mohoi se në kufi ishin dislokuar vërtet 100,000 ushtarë. Ai gjithashtu nuk bëri asnjë lëshim për të lehtësuar situatën dhe u largua nga takimi para se ambasadori i Ukrainës prano OKB-së, Sergei Kyslytsya, të merrte fjalën. Kyzlytsya theksoi se Moska ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të besueshëm për veprimet e saj ushtarake. “Prioritet” ka sipas tij një armëpushim në Donbas në Ukrainën lindore.

Në fillim të takimit, Rusia u përpoq ta shmangte takimin në sekondën e fundit me votim. Megjithatë 10 nga 15 shtetet anëtare, votuan pro diskutimit të hapur.

SHBA dhe Britania e Madhe paralajmërojnë

Në fillim të takimit presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Nëse Rusia “vendos të dalë nga diplomacia dhe të sulmojë Ukrainën, ajo do të mbajë përgjegjësinë dhe do të përballet me pasoja të shpejta dhe serioze”, paralajmëroi ai.

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, njoftoi për sanksione të reja, të cilat mund të zbatohen ndaj kujtdo në shtetin rus që është bashkërisht përgjegjës për një sulm ndaj Ukrainës. Pasuritë që mund të kenë personat përkatës në Britaninë e Madhe do të ngrihen dhe atyre do t’u ndalohet të hyjnë në Britaninë e Madhe./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krizë emigracioni në Spanjë! 50 mijë emigrantë hynë me not në Ceuta brenda 24 orëve, 50 humbin jetën! Sanchez nxjerr ushtrinë në terren

17:29 / July 31, 2026

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.