Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Debat i madh në Indi për zbulimet e Newton-Einstein

14:48 / January 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yalla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dijetarët në Indi kanë reaguar ashpër ndaj referuesve të një konference shkencore, që hodhën poshtë zbulimet e Isaac Newton e Albert Einstein. G Nageshwar Rao, zëvendëspresident i Universitetit të Andhras, doli me këtë pretendim dhe të tjera, sipas të cilave një mbret demon, nga rrëfenja epike hinduiste “Ramayana”, kishte 24 lloje avionësh dhe një rrjet pistash për zbritje në Sri Lanka.

Një tjetër kërkues, doktor KJ Krishnan i një universiteti në shtetin jugor Tamil Nadu, tha përpara pjesëmarrësve në Kongresin e përvitshëm indian të Shkencës se, Newton dhe Einstein e kishin gabim dhe valët gravitacionale duhet të riemërtohen si “valët Narendra Modi”.

Newton, sipas tij nuk kishte arritur ta kuptonte forcën shtytëse të këtyre valëve, ndërsa teoritë e Einsteinit i cilësoi “çorientuese”. Ndër pretendimet e tjera që nxitën reagimin e shumë akademikëve vendas, ishte edhe shpikja e kërkimit të qelizave staminale nga hindutë e lashtë.

Këto nuk janë pohimet e vetme që kanë nxitur thirrjet për të mos i ngatërruar mitet me shkencën. Në vitin 2017, ministri i Arsimit në shtetin perëndimor të Raxhastanit deklaronte se, është e rëndësishme të kuptohet domethënia shkencore e lopës, si e vetmja kafshë në botë që thith dhe nxjerr oksigjen.

Në vitin 2014, kryeministri Narendra Modi u tha pjesëtarëve të personelit mjekësor të një spitali në Mumbai se historia e hyut indian, Ganesha, me kokë elefanti dhe trup njeriu, tregonte se kirurgjia kozmetike ka ekzistuar në Indinë e lashtë; apo ligjvënësi Ramesh Pokhriyal Nishank, që pati thënë po atë vit se India ka kryer teste bërthamore që përpara 100 mijë vitesh.

Debat Indi kritika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestimi i 21 protestuesve, Gjykata e Tiranës jep vendimin: Dy prej tyre mbeten në arrest shtëpie. Lirohen 19 të tjerët

16:00 / July 5, 2026

Rama për debatin e Zvërnecit: Miliona njerëz gjykuan pa ditur ku ndodhet

12:40 / June 20, 2026

Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy

22:59 / June 18, 2026

Debate në Kuvend/ Demokratët bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

12:18 / June 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.