Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debat me tone të ashpra: Të bindur se Rama s’ka fuqi t’i thotë ‘jo’ urdhrit të Vuçiç

23:00 / June 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Open” analisti Andi Bushati ka debatuar me Ervin Bushatin lidhur me nismën e ‘Open Balkan’, ndërsa ndanë qëndrimet të kundërta për këtë projekt. Nga ana e tij Ervin Bushati, tha se në një kohë të tillë, Shqipërisë i takon që të ruajë paqen. Ndërsa analisti Andi Bushati, u shpreh se të gjithë janë të bindur se kryeministri Edi Rama, nuk i thotë dot jo Vuçiç.

Pjesë nga debati në studio:

Ervin Bushati: Nëse Berisha donte të bënte rezolutë, ta bënte kur ishte president. E dashka PD Shqipërinë dhe Kosovën dhe po lufton për të drejtat dhe këta të tjerët jo? Është e kundërta. Ne na takon të mbajmë paqen. Në këtë kohë luftë kërkohet të bësh detyrën tënde, ta mbash Ballkanin jashtë influencave ruse.

Andi Bushati: Kjo është tallje me debatin, unë ngre çështje tjetër. Ju gjithë shqiptarëve i hiqni një njollë, pasi Vuçiç ka thënë parlamentin e tyre e komandoj unë!

Ervin Bushati: Unë këtë nuk e di ta ketë thënë.

Andi Bushati: Deputetja juaj tha nuk e votoj këtë se na prish punë me Open Balkan, kjo është një njollë që i keni lënë të gjithëve. Janë të bindur që Edi Rama nuk ka fuqi t’i thotë jo urdhrit të Vuçiç. Rama votohet në Shqipëri, Vuçiç votohet në hënë, por t’i ke një kërkesë zyrtare,

Ervin Bushati: Rama votohet në Shqipëri.

Bushati: Ke një kërkesë zyrtare nga presidentja e Kosovës që ju thotë, ju kërkoj të bëni një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb. Ju do të thoni Po ose Jo?

Ervin Bushati: Po do bëhet, nuk është momenti ndoshta. Në këtë moment jemi kërthiza e botës. Kjo që po bëjmë në Open Balkan ka të bëjë me detyrën tonë. Ça doni ju, t’i hapim luftë Serbisë?

Andi Bushati: Pse mo Kosova që ka bërë rezolutë hapi luftë ?

Ervin Bushati: Kush ka thënë në mes të Beogradit që Kosova është e pavarur ?

Arben Pëllumbi: Përse Kosova e ka të vështirë të shkojë në atë tavolinë. Nuk thashë që e ka gabim, nuk e interpretoj qëndrimin e Kosovës. Por them se ne e kemi gabim nëse i veshim, pallton politike. Kryeministri mori nga Ohri shembullin e marrëveshjes së Ohrit, dhe solli në vëmendje Ali Ahmetin. Open Balkan sot për sot është realitet ekonomik, të qëndrojmë tek realiteti ekonomik.

Edith Harxhi: Duhet të respektoni atë që respekton Kosova.

Pëllumbi: Nuk i zgjidh Shqipëria çështjet e Kosovës me Serbinë. Çfarë humb Kosova duke dëgjuar siç shkoi sot Mali i Zi?

Andi Bushati: Ballkani i hapur ka hequr arbitrin, ky është ndryshimi me proçesin e Berlinit.

Harxhi: Marrëveshja nuk është zbatuar, ka gjashtë vite, marrëveshja për njohjen e diplomave të Luginës së Preshevës.

Debat open balkan Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.