Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Debat për emrin e kryeministrit, përçahet koalicioni fitues në Malin e Zi

20:47 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zdravko Krivokapiç
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëheqësit e Frontit Demokratik pretendojnë se mbajtësi i listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç, nuk e ka më mbështetjen unike të atij koalicioni dhe se nuk mund ta mbështesin për kryeministër deri sa të fitojë besimin e organeve të partisë.

Kjo u njoftua në takimin e mbajtur sot në manastirin Ostrog. Siç ka shkruar ditë më parë, “Vijesti“, kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviç, kishte propozuar Krivokapiçin për qeverinë malazeze.

Në takim ishin të pranishëm edhe Abazoviç, udhëheqësi i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Popullit, Milan Knezeviç, presidenti i Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviç, zyrtarët e Demokratëve, Boris Bogdanoviç dhe Zoran Mikiç.

U propozua gjithashtu që deputetët e shumicës së re, 41 prej tyre, të mandatojnë Krivokapiçin për kryeministër dhe ai të mbajë takime me të gjitha partitë për të formuar një qeveri.

Kur shumicës së pjesëmarrësve iu duk se gjithçka ishte rënë dakord, një nga udhëheqësit e DF-së tha që Krivokapiç nuk e ka mbështetjen e plotë dhe se duhej ta rifitonte besimin e koalicionit.

Në takim u njoftua gjithashtu se koalicioni “Bardh e Zi” ose ekspertët që ata propozojnë pritet të kontrollojnë sektorin e sigurisë (Ministria e Mbrojtjes, Policinë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare) dhe kjo është pritja e bashkësisë ndërkombëtare.(ABC News)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.