Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Debate mes Salianjit dhe Gogut: Nuk do luajmë kungulleshka! Është vërtetuar se ka ndërhyrje në sistem

18:01 / April 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 70
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS u mblodh sërish këtë të hënë. Sikundër edhe në seancën e kaluar, mbledhja ka nisur me debate. Kreu i Komisionit, deputeti nga Rithemelimi, Ervin Salianji tha se është e vërtetuar se ka ndërhyrje në sistemin TIMS dhe sipas tij, kolegët socialistë nuk të ndryshojnë mendim për të zhbërë vendimmarrjen e mbledhjes së kaluar.

“Tani është e vërtetuar që ka ndërhyrje në sistemin TIMS, ai sistem përmban të dhëna sensitive, skeda kriminale, të dhëna biometrike, të dhëna policore dhe ndërhyn në privatësinë e qytetarëve të Shqipërisë, por dhe qytetarë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Ne nuk mund të luajmë kungulleshka ku kolegë të mazhorancës vijnë dhe thonë unë kam ndryshuar qëndrim nga qëndrimi i mëparshëm. Nuk mund të zhbëhet vendimmarrja e mbledhjes së kaluar. Qartësisht është hedhur në votim, kërkesa për informacion që kanë përgatitur ekspertet janë hedhur në votim. Unë mendoj që kemi detyrimin kushtetues që të jemi në krah të të gjithë institucioneve që zbatojnë ligjin dhe jo të bëhemi barrikadë për të mbrojtur persona me precedent penale, të pretenduar. Por ne nuk mund të bëjmë hetime nëse nuk kemi informacione. Nuk mund të bëjmë hetim parlamentar nëse kolege për arsye politike kërkojnë të bllokojnë punën për kërkesa për informacion. Ky komision ka pasur një vendimmarrje që është e dokumentuar dhe nga kamerat dhe votimi ka qenë me vullnet edhe të anëtarëve socialiste. 6 kanë qenë kundër dhe 7 pro kërkesave për informacion të paraqitur nga dy ekspertë të këtij komisioni që i kemi miratuar bashkërisht”, tha ai.

Socialisti Toni Gogu, tha se grupi i tyre në këtë komision vlerëson që në rendin e ditës konsiderohet vazhdimi i mbledhjes së kaluar. “Grupi i ynë në këtë komision vlerëson që në rendin e ditës konsiderohet vazhdimi i mbledhjes së kaluar. Mungon miratimi i procesverbalit. Seanca që nisëm të premte nuk ka përfunduar dhe në këtë kuptim do të donim që të shqyrtohet kërkesa jonë që kemi bërë në atë pjesë të mbledhjes ku kërkuam riformuluam e pikës së dytë të rendit të ditës që ishte paraqitje e kërkesave nga ekspertet dhe jo miratimi i saj. Sepse ligji pavarësisht dëshirave tona thotë qartë që ekspertet paraqesin kërkesat e tyre. Meqë ekspertët atë ditë morën detyrën ne duhet ti linim kohë”, u shpreh ai.

TIMS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.