Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debate në Komisione/ Çupi: Tregoni pse nuk punuat prej 13 prillit! Bushka: Bëmë gati raportin

11:00 / May 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684485315 ligjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës, pas “pushime” për shkak të zgjedhjeve lokale. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi kërkoi arsyen përse nuk kanë punuar prej datës 13 prill duke thënë se duhet të mos përfshihej në zgjedhjet vendore se është pushtet i pavarur. Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka i tha se mbledhjet bëhen sipas vendimit të konferencës së kryetarëve dhe ka pasur proces të përgatitjes së akteve e të raportit gjatë kësaj periudhe që nuk janë mbledhur.

Dhurata Çupi, deputete e PD: Ju zonja kryetare, duhet ti shpjegoni qytetarëve, përse komisioni ligjeve nuk punon prej datës 13 prill? Komisioni i ligjeve dhe kuvendi nuk ka ushtruar detyrat për të cilat është votuar dhe është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Është një pushtet i pavarur për tu përfshirë në zgjedhjet vendore. Ato nuk varen nga kuvendi apo komisioni i ligjeve. Duhet të mbani përgjegjësi! Duhet ti njoftoni qytetarët se përse nuk është mbledhur. Axhenda është shumë e ngjeshur. Institucionet e pavarura duhet të japin llogari këtu për veprimtarinë e tyre, pasi ka nga ato që janë përfshirë edhe në fushatë. S’mund të kaloj me kalendare të ngjeshura dhe për të kaluar rradhën. E gjithë administrata, të gjithë deputetët kanë qenë të angazhuar në fushatë zgjedhore dhe kjo nuk është normale dhe e lejueshme.

Klotilda Bushka Ferhati, deputete e PS: Puna e kuvendit nuk janë vetëm mbledhjet. Por ka dhe një procces të tërë të përgatitjes së akteve. Sa u takon raportimit, institucionet e pavarura kanë detyrim të raportojnë në data të caktuara mes periudhës 31 mars-31 maj, si data më e largët. Ato sjellin raportin, drejtoria e monitorimit lexon dhe studion raportet për relatorët dhe bëhet kalendari unik. Jemi brenda afatit për këtë çështje. Mbledhjet bëhen në përputhje me kalendarin e kuvendit, sipas vendimarrjes së konferencës së kryetarëve. Edhe ju keni qenë në fushatë, por kjo s’ka penguar kuvendin të bëjë punën e vet. Keni përpara datën e raportimeve, dhe relatorët kanë gati dokumentacionin për dëgjesat përkatëse. Në këtë kuadër, kjo s’ishte për rendin e ditës. Ky ishte sqarimi im.

PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e grupit të PS/ Peleshi prezanton bilancin e dy sesioneve të para: 131 ligje të miratuara, integrimi në BE në qendër të punës

12:01 / July 24, 2026

Sot mbledhja e Grupit Parlamentar të PS/ Zbardhen diskutimet, Rama pritet të ndajë qëndrimin e tij mbi protestën

08:13 / July 24, 2026

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.