Deputeti Adriatik Alimadhi ka replikuar me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi pasi është etiketimit “ballist” të bërë nga kreu i grupit parlamentar socialist.
“Ti je ballist e të vjen rëndë, mua më ke thënë komunist dhe ja ku jam. Megjithëse nuk jam komunist”, i tha Ruçi.
Alimadhi u ngrit të mbante fjalën në foltore teksa tha se maxhoranca nuk ka pse të diktojë deputetët si duhet të flasin referuar fjalës së një kolege deputete.
Duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar socialist Alimadhi i tha: “Ne ballistët i duam gratë, i duam t’i kemi në shtpëi tona po jo për në male, për ta kuptuar mirë ti këtë”.
Kaq ka mjaftuar që kryeparlamentari Ruçi ti ndërpresë fjalën duke i kërkuar të tërheqë fjalët mbrapsht, ndryshe do e përjashtojë nga seanca.
