Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debate të forta për Kosovën, Balla-opozitës: Ta miratojmë për debat, jo për të sulmuar Ramën!

11:58 / October 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës në seancën e sotme plenare në Kuvend ku pati edhe sherr dhe debate, tha se opozita nuk ka hallin e Kosovës, por ka hallin që të sulmojë Edi Ramën. ”Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për të miratuar një qëndrim, i cili në atë rezolutë që unë kam parë në grupin tonë parlamentar, është qëndrimi më korrekt që duhet të mbajë sot Shqipëria në atë situatë, ku të dënojë sulmin dhe natyrshëm t’i gjendemi pranë Kosovës. Këtë presin edhe kolegët tanë në parlamentin e Kosovës, të cilët edhe ata janë të mbledhur në Kuvend. Faleminderit”,-tha Balla.

Fjala e plotë

Mendoj që harxhimi i më shumë se një orë i kohës së Kuvendit të Shqipërisë, përpjekja madje për të krijuar situata të papranueshme në Kuvendin e Shqipërisë, duke shkuar deri te bllokimi i foltores. Në një kohë që mesazhi që duhet të japë Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën, është mesazhi i bashkimit. Dhe këtu duhet të jeni shumë të qartë që qëndrimi i Shqipërisë është një qëndrim i fortë, i vendit amë, natyrshëm, dhe qëndrimet e Kryeministrit Rama janë qëndrimet e duhura në këtë kohë të vështirë.

Por ajo që më vjen shumë keq është përpjekja e opozitës në Shqipëri për të krijuar një situatë të pakuptimtë në Kuvendin e Shqipërisë në kohën kur Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë vetëm një mesazh, atë të përbashkimit, të miratimit të projekt-rezolutës së paraqitur nga grupi parlamentar i PS, ku jeni të mirëpritur të kontribuoni.

E meqenëse njëri këtu tha “ne duam debat”! Për çfarë e doni debatin ju?! Merrni pak shembull nga Kuvendi i Kosovës. Po, u mblodh Kuvendi i Kosovës. Nuk pati debat Kuvendi i Kosovës. Folën vetëm kryetarët e grupeve parlamentare, të cilët folën me një gjuhë. Ju nuk e keni hallin e Kosovës. Ju keni hallin si të sulmoni Edi Ramën. S’keni fare ju hallin e Kosovës. Nuk mund ta kenë hallin e Kosovës ata që kanë furnizuar Serbinë me naftë, kanë thyer embargon, që këtu dhe 30 vite më parë!

Prandaj znj. Kryetare e Kuvendit dhe natyrshëm besoj që kam dhe mbështetjen e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, propozimi në këtë situatë duhet të ishte, miratimi një orë dhe më parë i rezolutës pa debat. Nuk ka nevojë për debat.

Për çfarë e doni debatin ju? Ju e doni debatin për të sulmuar qeverinë e vendit tuaj! Ndërkohë që Shqipëria dhe Kuvendit i Shqipërisë ka nevojë për të miratuar një qëndrim, i cili në atë rezolutë që unë kam parë në grupin tonë parlamentar, është qëndrimi më korrekt që duhet të mbajë sot Shqipëria në atë situatë, ku të dënojë sulmin dhe natyrshëm t’i gjendemi pranë Kosovës. Këtë presin edhe kolegët tanë në parlamentin e Kosovës, të cilët edhe ata janë të mbledhur në Kuvend. Faleminderit.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.