Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Debati i ashpër Luiz-Kristi: Je një mega-skuth

23:24 / March 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luiz kristi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kristi debatoi ashpër me Luizin në oborr dhe shkak për këtë, u bë “strategjia” e tij për të dërguar në nominim veten, Kristin dhe Armaldon. Ai i tha Luizit se nuk e beson fare që ai do Armaldon jashtë kësaj shtëpie dhe i tha atij se nuk është fare koherent me deklaratat që bën, pasi dje tha tjetër gje dhe sot thotë tjetër gjë.

Kristi i cilësoi fjalët dhe veprimet e Luizit si “skuthllëqe” dhe tha se ai “bashkëpunon” me Armaldon për ta mbajtur atë brenda shtëpisë dhe jo për ta nxjerrë jashtë siç thotë ai.

Luizi nga ana tjetër, tha se ai nuk po bën ndonjë gjë për ta mbajtur Armaldon në shtëpi dhe shtoi se edhe sikur ai të mos merret fare me Maestron, ai ka mbështetjen e Oltës, Kiarës, Qetsorit, Elvisit, Nitës, Deas dhe disa të tjerëve.

Diskutimi:

Kristi: Ti duhet ta bëje atë në mënyrë më dinjitoze, mos më bëj skuthin tani. Ti kur the arsyet një herë the dua Keisin, pastaj ka gjëra të pa lara prej dy muajsh. E trajtove sikur ne jemi gjëra që ti i loz si do ti. Me ty kam qeshur, kam luajtur, tani jo më. Unë nuk do dal në atë mënyrë ashtu, me atë budallallëkun e tualetit.

Luizi: Quaje si të duash. Tani quhem skuth unë se dole në nominim. Të kapi njeri me zor për të hyrë në tualet? Pse nuk shkove në dhomën e rrëfimit? Armaldo del jashtë të shtunën, e di unë. Unë ia kam arritur qëllimit, këtu doja t’ju shikoja. Po kapesh me mua që të rrish akoma, e ke gabim se do zhytesh.

Kristi: Kush tha që nuk kam shkuar në dhomën e rrëfimit për t’u sqaruar? Disa gjëra nuk i themi dot. Unë me Luizin jam treguar shumë tolerant, e di shumë mirë. Arsyet që ke pas asaj janë shumë të dobëta. Më bën të ndjehem shumë keq. Nuk ke bërë gjë më të shëmtuar. Je mega skuth, mega, mega, mega skuth. Ka dy muaj që ka ndodhur, pastaj the “ti i the Kiarës kështu”, budallallëqe.

Luizi: Ti për mua nuk je në këtë shtëpi, pavarësisht se u ktheve prapë. Unë zgjodha dy persona që më kanë borxh. Me ty jam treguar “nona”, e hëngre, mbaje tani.

Kristi: Unë çuditem nga arsyet që Luizi dha. Bën gjithë skuthëlliqet e botës që të mbajë Armaldon.

Olta: Ke patur frikë gjithmonë ti kthehesh Luizit dhe sot, nuk është tolerancë ajo që ke bërë, kjo është të kesh frikë. Herën e parë nuk i kërkove llogari se kishe Sabianin këtu dhe e dije që nuk dilje, tani e di që je i dale.

Debat krist aliaj luiz ejlli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përfshi në debat pas mungesave të tij të gjata në punë, jep dorëheqjen nga detyra zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut

22:20 / June 1, 2026

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.