Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Debati i vjetër” me Kurtin, Rama: Si vëllai i madh kam mësuar që me të voglin ka gjithmonë një problem, nuk të dëgjon kurrë

11:20 / September 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 17 10 770x417 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar një ‘debat’ të vjetër që ka me Albin Kurtin. Ai thotë se nuk pretendon të jetë ‘vellai i madh’ i Kurtit pasi ky i fundit nuk do të pranonte kurrë.

‘’Meqë mu drejtuar vëllai i madh vëllai i vogël, unë kam qëlluar të jem vëllai i madh në shtëpi, kam mësuar rrugës që me vëllain e vogël ka gjithmonë një problem, kur i thua vëllait të vogël nuk të dëgjon, kurse ai të thotë gjithmonë ma zgjidh.

Unë nuk pretendoj se jam vëllai i madh, aq më pak vëllai i madh i Albinit që është më i ri. Nuk do e pranonte kurrë, ky është debat i vjetër mes nesh, filozofik.

Jam edhe më i bindur sot që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e së shkuarës si shqiptarë dhe rajon. Riprodhimi i historisë është industri ballkanike e mirënjohur, por do ja lerë vendin saldimit të paqes. E gjitha kjo nuk mund të jetë e plotë pa njohjen përfundimtare të Kosovës. Në një Ballkan të Hapur, liria e lirive të njerëzve, kapitaleve, mallrave, shërbimeve, ka gjithmonë e më pak vend për këto artifica që vijnë nga e shkuara. Më e mundur që të ketë sukses dialogu sipas meje. Dhe e fundit Ballkani i Hapur nuk është asgjë përveçse marrja në zotërim e procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij, duke mos pritur një herë në vit të mblidhemi në kryeqytete, port ë çojmë përpara këto nisma të nevojshme. E kuptoj shumë mirë që Kosova e ka të nxehtë plagën dhe historia është shumë e afërt, por forca njëkohësisht duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje. Kosova e ka fituar luftën, lufta ka mbaruar. Avionët e helikopterët janë për ushqim propagandistik në Serbi, Kosovës s’kanë çfarë i bëjnë. Vëllai dhe fqinjin nuk i zgjedh, dakord? Kështu që me vëllain të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe e ardhmja. Me fqinjin fakt që e ke aty. E ke aty dhe gjyshja ime thoshte s’ka shtëpi të lumtur me fqinj të pakënaqur. Duhet ti bëjmë të gjitha përpjekjet dhe përpjekja për Ballkanin e Hapur nuk e eklipson betejën për të fituar njohjen e Kosovës. Ecin paralelisht. ‘’- tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.