Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, shpjegoi propozimin e PD në Këshillin Politik, për listat 100% të hapura. Por edhe pse në dukje e thjeshtë për t’u kuptuar, në studio u krijua “kaos” dhe ka pasur keqkuptime në panel.
Debati i plotë
Fevziu: Cili ka qenë propozmi juaj në Këshillin Politik për listat 100% të hapura?
Bylykbashi: Propozimi ka qenë për lista 100% të hapura. Ajo që u kalua në Kushtetutë nuk është listë e hapur.
Fevziu: Ma shpjegoni si mësuesi nxënësit, sa më thjeshtë që të kuptohet dhe nga qytetarët.
Bylykbashi: Duhet të jetë e hapur 100% që votuesi jo vetëm të votojë, por të rendisë kandidatët. Ata janë të renditur në mënyrë alfabetike, nga A te ZH, dhe më pas zgjedhësit votojnë emrin që duan.
Kush merr më shumë vota ngjitet sipër kolegut të tij. Nëse emrat janë të renditur në listë, në momentin që ai vë kryqin te kandidati, vota i shkon dhe partisë. Nëse vendos dy kryqe, vota sërish i shkon partisë, vetëm partisë jo një kndidati të veçantë.
Kjo mënyrë është më e thjeshtë. I jep mundësi zgjedhjësve të bëjnë renditjen e atyre që janë fitues. Kjo është në 12 qarqe.
Haxhiu: Kur vendosen emrat sipas alfabetit, brenda partisë ekziston mungesë lidershipi, pse rendi albabetik e bën më të thjeshtë për votuesin shqiptar? Kur emrat që kanë më shumë meritë të renditen nga lideri?
Bylykbashi: Versioni jonë i jep fuqinë zgjedhësit. Janë ata që vendosin sa vota merr secili nga kryetari i partisë te anëtari më i ri.
Fevziu: Se dinë as vetë ç’a thonë…unë as vetë nuk e kuptoj se çfarë po thoni. Flitet teknikisht dhe jo në parim.
