Studiuesi Auron Tare që hapi debatin mbi dy shkrimtarët e njohur Martin Camaj dhe Ernest Koliqi ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit demokrat Romeo Gurakuqi, i cili është historian.

Tare në një postim në faqen e tij në Facebook ironizon Gurakuqin dhe thotë se është në dilemë për të nisur ditën me buzën në gaz apo të shkulë flokët nga ato që dëgjon.

Gjithashtu ai ka publikuar edhe një dokument nga arkivi i CIA-s, ku sipas tij thuhet se Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd.

“Të nisësh të dielën me buzën në gaz apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja kur dëgjon “historianë” që mësojnë brezin e ri në këtë vend. “Ernest Koliqi ishte një pikë referuese për perëndimin se e dinin se nga çfarë qyteti vinte”.

“Blloku Kombëtar Indipendet, partia më europianiste që ka formësuar Shqipëria, Parti neo konservatore e formatit britanik.

Please mos qeshni, nuk është Nard Ndoka, por është Romeo Gurakuqi me profesion historian në universitet. Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të CIA-s, për disa nga këta europianë neo konservatore të tipit britanik.

Sipas këtij raporti, Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd” përfundon postimin Tare.

Publikimi i dosjes së shkrimtarëve Martin Camaj dhe Ernest Koliqi nga studiuesi Auron Tare, në të cilën hamendësohet ndër të tjera se kanë qenë agjentë ë UDB-së, duke u përfshirë në veprimtari spiunazhi ka nxitur shumë debate.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here