Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët për emrin e Fatmir Xhafajt, duke thënë se deri dje e kanë sulmuar si kafshë, ndërsa sot shqetësohen për fatin e tij.
“Është e rëndësishme që të nënvizohet që, që nga fakti që ata të cilët nuk kanë lënë pa i bërë Fatmir Xhafës, Syri.net me të katër sytë. QË nga Saliu, tek Luli, janë të shqetësuar se simboli i reformës në Drejtësi nuk është, ndërkohë që nuk i kanë lënë gjë pa i bërë. Përtej çdo limiti moral e njerëzor. E kanë sulmuar si kafshë. Ndjehen të lënduar dhe kjo është për t’u nënvizuar se është e rëndësishme që njerëzit ta mbajnë parasysh këtë gjë. Pse janë të lënduar? Se kanë hall që do humbasë PS? Përderisa erdha këtu, nuk kam ardhur që t’i shmangem asnjë pyetje. Do përgjigjem edhe për individë. gjëja që është e çuditshme, është që përsëri flitet për lista fituese dhe jofituese. Ndërkohë është përmbysur koncepti, këtu nuk ka lista fituese por objektiva. Nuk ka vend për të vënë stenda, dhe t’i vënë njerëzit në stenda.
