“Shqipëria i detyrohet një falje Britanisë së Madhe për rolin shkatërrues që po luan në krizën e emigrantëve në Kanal”, tha një deputet britanik.
Tim Loughton, deputet konservator për East Worthing dhe Shoreham, tha për “The National” se fluksi i njerëzve nga kombi ballkanik e ka “mbytur sistemin” qartë dhe ai bëri thirrje për një qasje më të ashpër nga administrata e kryeministrit Rishi Sunak.
Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla është rritur me më shumë se 1400 për qind nga viti në vit, pavarësisht se kombi evropian konsiderohet një vend i sigurt.
