Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dëbohet nga Shqipëria mësuesi turk, policia: Zbatuam ligjin pas përfundimit të dënimit, nuk kërkoi azil

13:44 / January 2, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harun celik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mësues turk, mbështetës i Fethullah Gylen, kundërshtarit më të madh të Presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan është deportuar ditën e djeshme kundër dëshirës së tij.

Burime nga policia deklaruan për gazetaren Dorjana Bezat se 42-vjeçari Harun Çelik është deportuar në Turqi pas vuajtjes së dënimit në Shqipëri për veprën penale përdorim i dokumenteve të falsifikuara.

Para 6 muajsh ai ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me dokumente kanadeze. “Për këtë veprim ai është dënuar me 5 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit ligji shqiptar parashikon që shtetasit e huaj të deportohen në vendin e tyre”, thanë burime nga policia për gazetaren Bezat, raporton “Balkanëeb”.

Kjo ka ndodhur edhe me shtetasin turkun, i cili sipas policisë shqiptare “nuk ka kërkuar azil” dhe është dëbuar nga policia e emigracionit. Ndërkohë që avokati i tij ka pretenduar se nuk kishte kohë të kërkonte azil.

Çelik, akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylen dhe ndaj tij ka një proces penal në Turqi.

Kujtojmë se prej kohësh presidenti Erdogan ka nisur një gjueti shtrigash ndaj mbështetësve të Gylen që e akuzon edhe si personin përgjegjës për grushtin e shtetit më 15 dhe 16 korrik 2016 në Turqi ku humbën jetën qindra persona. Mbështetësit e lëvizjes gyleniste burgosen e dënohen si terroristë, dhe FETO konsiderohet organizatë terroriste.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama e pyetur nga BIRN tha se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”.

Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gylen.

Në shkurt 2015, Kosova dëboi pesë shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut. Kryeministri Ramush Haradinaj në atë rast shkarkoi kreun e shërbimeve sekrete të vendit si dhe ministrin e Brendshëm duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni për dëbimin.

Eurodeputetja rumune Ramona Strugariu reagoi menjëherë duke kritikuar qeverinë shqiptare përmes një statusi në Tëitter.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo.

Neni në fjalë thotë: “Askush nuk mund të hiqet, përzihet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera çnjerëzore apo degraduese.”

Gülen që banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkohet nga Turqia dhe disa herë autoritetet turke kanë kërkuar ekstradimin e tij nga SHBA./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.