Ftohja e motit dhe reshjet që kanë nisur në zonat e larta kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në rrugët në lartësinë mbi 1300 metra.
Reshjet e dëborës kanë zbardhur sërish malet në të gjithë vendin ndërsa më intensive kanë qenë në malësitë e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.
Për të mbajtur hapur rrugët Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth po punojnë borëpastrueset, ndërsa po hidhet edhe kripë në rrugë.
Nuk raportohen bllokime, por automjetet duhet të lëvizin me goma dimri ose me zinxhirë.