Reshjet e dëborës kanë nisur rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj mërkure edhe në Tiranë duke zbardhur për pak minuta kryeqytetin.
Siç u parashikua edhe nga shërbimi meteorologjik, Tirana përjetoi për pak minuta flokët e bardha të borës, ndërsa qytetarë të shumtë nuk e kanë lënë ti humbasë ky rast, duke realizuar foto të shumta.
Ndërkohë sot në orët e para të mëngjesit kanë nisur rreshjet e shiut, ndërsa temperaturat kanë shënuar rritje të lehtë duke dalë nga vlerat me – (minus).

Tirananews.al