Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dedikimi i bukur nga deputetja e LSI në ditëlindjen e djalit të saj të vetëm

19:10 / January 13, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
50081011 1071293096376224 7067425439265849344 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Per ty biri im! Sot për mua kjo është dita me e bukur dhe më e shtrenjtë e vitit, se në 12 Janar të 1990 erdhe ne jetë ti biri im i shtrenjtë! Më kujtohet se edhe ateherë kur t’i erdhe në jetë , ishte ora 12.30 e ditës së mërkurë , ishte shumë ftohtë , po aq ftohtë sa sot, po vetëm se ishin vitet e një krize të tmerrshme që po kalonte Shqipëria , aq sa duke sikur ishte situatë tmerri. Cdo gjë ishte si mision i pamundur, që e ke të pamundësia për të gjetur pelena , atëhere nuk kishte as fanellatë e as pëlhurë, pamundesi për të gjetur krevatin e bebes , mezi e gjetëm me porosi në Fushë-Krujë, për të berë dyshekun dhe jorganin, pasi mezi gjendej leshi e pambukur, e deri te vështirësite per të gjetur napat të pambukta , të cilat do të të sherbenin për të ndërruar ty , biri im. Më kujtohet atëherë se sa vëshitrë ishte cdo gjë . Nga kovata plastike , qe nuk kishte, me mik e gjetëm te Plastika e Durresit e deri te kazani që do të duhej i vecantë për ty, që të zinin rrobat te furnella me vajguri. Më kujtohet se tmerri më i madh ishte kur erdhi ora për të lindur dhe kur materniteti i Tiranës kur u shtrova që të lindja, nuk kishte as rroba për të lindur, dhe tmerri me i madh ishte kur u shtrova në sallen për të lindjur , dy macok të mëdhenj me krenari parakaonin nën shtreterit tanë dhe së bashku me dhimbjet e lindjes , dhimbjen me të madhe që ndjeje ishe se po sillje në jetë gjënë tënde më të shtrenjtë , në një kohë kur asgjë nuk dihej si do të shkonte dhe ku askush nuk dinte si do ishte fati i së nesërmes . Ti erdhe në kete jetë , duke na bere prinderit me fatlum në botë , e une u betova që s’do të rresht së luftuari e punuari për të ta bërë jetën sa më të bukur dhe për të treguar se jeta jehet me dinjitet. Gjatë 29 viteve që ti u rrite, kam derdhur shumë lot gëzimi , po edhe trishtimi. Kur nuk kishte qumësht për të ushqyer , se ishte koha e tollonit, kur nuk kisha vezë për të të dhëne , se ishte kohe e pamundësive, kur nuk kishte fruta për te ti dhene ,se kaluam si komb kalvarin e mundimeve dhe përmbysjeve të medha , dhe zhdukem me rrenje pemet , agrumet , fabrikat e uzinat . E ndonëse në kalvarin e mundimeve , punuam që të ndërtonim një jetë më të mirë , lotuam nga mirënjohja e gëzimi , kur morëm rezultatet e tua në mësime, lotuam nga gëzimi kur t’i që 12 – vjeç hyre në punë sezonale dhe ti na bëre krenarë me rezultatet e vlerësimet që të dhanë në fund! Lotuam kur ti na solle rrogen e parë dhe kur ti tregove se dashuria e prinderve , përkedhelitë e gjyshërve dhe përgjegjësit e sfidat e jetës , ty të bene sit ky që je një nip i denjë për gjysherit,një djalë i denjë për prinderit, nje bashkëshor dhe baba i denjë përfamiljen dhe nje mik i mirë për badhkëpunëtorët e miqtë e tu! Ty biri im ne të jemi mirënjohjës për dashurinë pa kushte që ti na dhuron, për dashurinë dhe kujdesin pęr familjen tënde dhe për dashurinë pa kushte që sot tregon për bashkëshorten dhe vajzën tende! Sot për ty mund të jap vetëm urimin që më del nga zemra , së bashku me lotët e mirënjohjes! Faleminderit që ti më benë të ndjehem krenare dhe nena më e lumtur në botë ! Pac një jetë sa me të lumtur e i rrethuar nga mirësia e dashuria njerëzore! Zoti të Bekoftë ! 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Lamallari, të ardhura vetëm nga paga e fonde investimi

20:36 / June 25, 2026

Rama në Poloni, pjesë e konferencës ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës

10:12 / June 25, 2026

Komisioni i Reformës Territoriale kërkon praninë e Veliajt në dëgjesën e 30 qershorit

10:03 / June 25, 2026

“Mos e çoni ndër mend dorëheqjen”, Rama publikon mesazhin e emigrantit nga Italia

09:39 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.