Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Defender Europe 2021/ Ditë të hapura në Tiranë, Durrës, Vlorë e Kuçovë

17:37 / May 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DEFENDER
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veç stërvitjeve në 7 baza të ndryshme të vendit, forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare do të rezervojnë edhe ditë të hapura për publikun në disa qendra të ndryshme të Shqipërisë.

Qytetarët do të kenë mundësinë të njihen me armatime dhe aspekte të ndryshme të ushtrive shqiptare dhe amerikane, pjesë e Aleancës së madhe të NATO-s. Përmes një postimi në Facebook, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton se ditët e hapura do të nisin nga Durrësi. Pikërisht më 20 maj, trupat shqiptare dhe amerikane do të jenë në sheshin “Taulantia”, në Durrës. Ndërsa më 21 maj dita e hapur do të zhvendoset në Lungomare në Vlorë. Më 23 maj “Defender Europe 2021” do të jetë në sytë e publikut në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ndërsa në datën në 25 maj trupat do të jenë në Kuçovë.

Stërvitja “Defender 2021” me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet përgjatë të gjithë muajit maj deri në mesin e muajit qershorit. Këtë vit 28,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende do të zhvillojnë aksione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, nga Balltiku në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe Detit të Zi dhe Shqipëria ofron 7 baza të ndryshme të saj, për stërvitjen më të rëndësishme.

Defender Europe 2021
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.