Shtyhet me afat të pacaktuar mbledhja e Komisionit për Ekonominë e njoftuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme.
Shkak për shtyrjen e mbledhjes është bërë gjendja shëndetësore e Kryetares së Komisionit të Konkurrencës Juliana Latifi, e cila ishte thirrur me kërkesë të Partisë Demokratike për rritjen e çmimit të miellit. Mësohet se në bazë të një raporti mjekësor Latifi është e infektuar me Covid-19.
