Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deklarata ‘bombë’ e Dodik: Duhet të krijohet “Serbia e madhe” me Kosovën e Malin e Zi

19:16 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dodikkk
Milorad Dodik, leader of the Union of Independent Social Democrats (SNSD) party, the most influential political party in Bosnian-Serb dominated entity of Republika Srpska, addresses media, on October 27, 2022, after Central Electoral Commission anounced the results of counting and re-validateing ballots after Bosnia and Herzegovina's general elections, held on October 2. Dodik won the election for the position of the President of Republika Srpska entity of Bosnia and Herzegovina. (Photo by ELVIS BARUKCIC / AFP)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se në këtë shekull “serbët duhet të kenë një shtet të vetëm”, i cili sipas tij duhet të përfshijë edhe Kosovën dhe Malin e Zi.

Në një intervistë për redaksinë e Beogradit të shërbimit propagandistik rus “Sputnik”, transmetimi i të cilit është i ndaluar në territorin e Bashkimit Evropian, Dodik ka deklaruar se në vitet e ardhshme do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që sipas tij, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të madhe”.

I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në çështjen e Kosovës, ai tha se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar për të.

“Më duhet të them se Vuçiç e ktheu çështjen në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjes së Kosovës nga një numër i konsiderueshëm vendesh. Mendoj se ne duhet të mbajmë një zgjidhje korrekte dhe stabile afatgjatë dhe kjo nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës. E vetmja gjë është zgjidhja Republika Srpska, Serbia dhe zonat serbe, Kosova dhe sigurisht edhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb. Kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fortë kombëtar serb në këto zona dhe të mos injorohet”,– tha Dodik.

Dodik është ndër politikanët e vetëm në Evropë që ka dalë haptas në përkrahje të Rusisë, teksa është i sanksionuar nga SHBA-ja.

deklarate milorad dodik serbia e madhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.