Ku është i shumëkërkuari nga Policia që ka trazuar edhe politikën, Ervis Martinaj? Gazetari Poli Hoxha, thotë se një nga pistat kryesore të policisë në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, është se ky i fundit është gjallë dhe ndodhet në një vend të Amerikës Latine. Për të zyrtarë të policisë, por edhe politikanë kanë lidhje me bizneset e Ervis Martinajt.
“Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martin ajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine.
Është shumë e fortë si pistë. Me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike”.
Pak ditë më parë, teksa prezantoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama tha se Policia duhet të tregojë nëse Martinaj është vrarë, e nëse jo, duhet ta arrestojë atë.
