Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deklarata e Berishës për Nanon, reagon Gazment Bardhi: E amnistoi, korrupsioni mori peng Shqipërinë në 30 vite

23:18 / July 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, reagon pas deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha, të bëra këtë mbrëmje në emisionin “Open”, se në vitin 2005 erdhi në pushtet me premtimin për të mos toleruar korrupsionin, por sipas tij, Fatos Nanon nuk e dënoi, pasi ai kishte bërë një herë burg.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi thekson se kjo deklaratë e Berishës “është thelbi i sistemit të kalbur politik që ka ndërtuar trekëndshi i korrupsionit në këto 30 vite”.

REAGIM I GAZMENT BARDHIT

Deklarata e Sali Berishës se erdhi në pushtet në 2005 me premtimim “zero kompromis ndaj korrupsionit”, por mori vendim politik për ti ikur premtimit dhe për të amnistuar korrupsionin e qeverisë së Fatos Nanos, meqenëse ai i dorëzoi pushtetin, është thelbi i sistemit të kalbur politik që ka ndërtuar trekëndshi i korrupsionit në këto 30 vite.

Deklarata e sotme shpjegon atë të para pak ditëve se në 2013 Sali Berisha e dorëzoi vetë pushtetin, duke ndjekur kështu Sali Berisha modelin e Fatos Nonos dhe Edi Rama modelin e Sali Berishës. Tani po luftojnë për “kush e ka rradhën”, duke vazhduar amnistinë dhe duke marrë peng Shqipërinë.

Korrupsioni dhe amnistia ndaj tij ka marrë peng Shqipërinë në këto 30 vite. Pa ndëshkuar korrupsionin 30 vjeçar nuk ka kurrë të ardhme për Shqipërinë. Ëndrra e demokratëve dhe shqiptarëve për “Shqipërinë si gjithë Europa” bëhet realitet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Ndyshe jemi në vendnumëro dhe ndryshojnë vetëm emrat e të korruptuarve!

Berisha Gazmend Bardhi korrupsioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.