Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deklarata e papritur e Lukashenkos: Perëndimi përpiqet “ta shkatërrojë” Bjellorusinë

22:29 / September 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lukashenko 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, akuzoi Perëndimin për përpjekje “për të shkatërruar” vendin e tij, duke i injoruar rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar dhe duke bërë përpjekje për të organizuar revolucion kundër tij.

Në një fjalim para zyrtarëve të lartë dhe mediave shtetërore, Lukashenko tha se protestat e vazhdueshme në Bjellorusi janë organizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe “satelitët e tyre: Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe, për fat të keq, Ukraina”, të cilat “kanë bërë përpjekje të organizojnë një revolucion me ngjyra”.

“Nuk e kemi lejuar dhe nuk do ta lejojmë realizimin e planeve të tyre”, tha Lukashenko.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit qysh pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat i kanë dhënë Lukashenkos edhe një mandat gjashtëvjeçar. Mijëra protestues janë arrestuar ose rrahur nga policia.

Protestuesit dhe opozita bjelloruse thonë se zgjedhjet janë manipuluar dhe kërkojnë proces të ri votimesh, të lirë dhe të drejtë.

Lukashenko, i cili është në pushtet qysh në vitin 1994, i ka mohuar akuzat për manipulim të votave. Sfiduesja e tij kryesore në zgjedhje, Svyatlana Tsikhanouskaya, i hodhi poshtë komentet e fundit të Lukashenkës, duke thënë se ai përpiqet ta devijojë vëmendjen e publikut nga manipulimi i zgjedhjeve dhe shtypja e dhunshme e protestave.

“Ka vetëm një arsye prapa protestave në Bjellorusi dhe ajo është e njohur për të gjithë: Lukashenka i ka humbur zgjedhjet, por ai nuk dëshiron të japë dorëheqje“, tha Tsikhanouskaya në një koment me shkrim për agjencinë e lajmeve The Associated Press.

deklarata lukashenkos perendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026

Demokratët fitojnë garën për Senatin në Teksas, thyejnë dominimin republikan që nga viti 1988

09:38 / November 4, 2026

Pse qeveria suedeze po ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude

22:56 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.