Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pati një diskutim me përfaqësuesit e operatorëve të hidrokarbureve në tregun tonë. Në qendër të këtij diskutimi ishte situata aktuale e çmimeve e cila ka shkaktuar protesta masive në vend.
Gjatë mesazhit të saj drejtuar biznesmenëve, ajo u kujton atyre edhe rrezikun social nga rritja e çmimit, duke kërkuar prej tyre që të pranojnë ulje fitimi në kushtet e tanishme, përpara sesa “t’i djegin” siç u shpreh ajo.
