Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deklarata shokuese: Denoncova prindërit për vrasje, daja më shiti kur isha 13 vjeç, ndërsa nëna…

18:50 / January 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vajza 770x422 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Jeta pa filtër” solli sot një rrëfim të dhimbshëm për jetën e një vajze e cila është shfrytëzuar për prostitucion, pasi dajat e “martuan” që 13 vjeç. Ajo tani është nënë e një djali të vogël të cilin e rrit e vetme, pasi ka mundur t’i shpëtojë një tentative për vrasje nga partneri i saj. G.T 39 vjeç, që fëmijë, ka parë me sytë e vet tmerrin sesi prindërit kishin vrarë e groposur vëllain e vogël, 3 muajsh.

Ata janë burgosur pasi vajza bën denocimin. Nuk e ka patur kurrë dashurinë e tyre, është lënë më mëshirë të fatit nga të afërmit, ajo flet për “Jeta pa filtër” duke treguar tmerrin e torturave që ka kaluar. G.T zbardh një pjesë të errët se si vajzat futen në këtë rrugë dhe sfidat për të rifituar veten. “I kam ikur, ai më ka kapur dhe më ka hedhur në greminë, më ranë të fikët, më gjeti një bari, pastaj erdhi policia.”-kujton ajo, e ndërsa intervista shpesh ndërpritet për shkak se nuk përballon dot emocionet e forta. Më zërin që i dridhet, ajo shprehet se gjithmonë ka dëshiruar një familje të rregullt dhe se një ditë do ia tregojë të birit të vërtetën e saj.

Në analizë të probleme psikologjike e sociale që prostitucioni sjell, psikologia Adelina Pjetra thotë se asnjë femër nuk shkon me dëshirë, duke ofruar edhe zgjidhjet për t’iu kthyer jetës normale. Pjetra thotë se në klinikën e saj ka trajtuar raste të ngjashme me vajza 14-vjeçare të cilat para se të nxirren në trotuar, drogohen e përdhunohen nga tutorët e tyre. Emisioni “Jeta pa filtër” vjen çdo të mërkurë në TV “News24” në orën 10:20.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas një grua teksa po kalonte rrugën

19:22 / September 3, 2026

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.