Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deklarimet e pasurive: Majko, shtëpi me kredi; Balla ka 34 mijë euro borxhe

08:36 / August 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
majko rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Figurat kryesore të Partisë Socialiste janë të zhytur në kredi, nga sekretari i Përgjithshëm deri tek Ministri për Diasporën.

I vetmi që në 2018 e ka shlyer kredinë e tij është numri dy i qeverisë, shkruan “Shqip”.

Sipas formularit të pasurisë Erion Braçe gjatë vitit të shkuar i ka dhënë fund kredisë prej 41 mijë euro me këstin e fundit me vlerë 2400 euro. Ndërsa në kabinetin qeveritar të Edi Ramës ka edhe ministra që duhet të marrin kredi apo të paguajnë banesat me këste.

Pandeli Majko i Diasporës, si dhe një ndër figurat historike të PS, do t’i duhet të paguajë edhe 40 mijë euro kredi dhe këstin e shtëpisë. Gjithashtu shpenzimet për shlyerjen e këstit të banesës dhe një pjesë të kredisë i kanë kushtuar atij rreth 125 mijë euro pagesa.

Ndërsa përgjatë vitit të shkuar nga paga dhe qiratë ministri ka arkëtuar vetëm 28 600 euro. Në të njëjtën pozitë të përafërt me Majkon ndodhet edhe Sekretari i Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili gjatë vitit të shkuar ka fituar rreth 35 mijë euro, ndërsa mbetet borxh me bankat dhe personat fizikë rreth 34 mijë euro.

Balla ka një borxh prej 13 400 euro ndaj një personi fizik, ndërsa pjesën tjetër kredisë dhe kartës së debitit. Një ndër themeluesit e selisë rozë, njëkohësish kryetar i Kuvendi nuk ka asnjë kredi për të shlyer, por gjatë 2018 ka shtuar shpenzimet, pasi llogaria bankare i është pakësuar me 1700 euro.

Edhe pse shumë vite në politikë dhe poste drejtuese, Gramoz Ruçi fiton më pak krahasuar me Erion Braçen, Pandeli Majkon apo Taulant Ballën.

deklarime Majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.