Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Deklarimet për aksidentin e pazakontë te diga e liqenit: Ujë, birra dhe hashash. Fjeti gjumë pas…

12:42 / August 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksidenti 1 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emiliano Nina 28 vjeç, vijon të jetë në kërkim për aksidentin “fluturues” te Liqeni i Tiranës disa ditë më parë, kur automjeti BMW X6 përfundoi mbi digë. Pronari i mjetit, Eldi Allushi, thotë se nuk ka qenë brenda makinës në momentin e aksidentit, ndërsa mjeti drejtohej nga Emiliano Nina dhe pasagjer ishte kushëriri i tij, Jurgen Allushi. Eldi Allushi ka deklaruar në polici se Emiliano Nina shkoi në banesë dhe fjeti gjumë pas aksidentit.

“Nuk i tregova policisë se nuk doja t’i bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë”, ka thënë Eldi Allushi.

Në telefon, Eldi Allushi u ka thënë hetuesve se nuk konsumuar alkool, por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një vajze. Kushëriri i tij, Jurgen Allushi që ishte pasagjer në mjet, deklaroi se ai kishte konsumuar një ujë, ndërsa Emiliano Nina 3 birra kur ndodhi aksidenti.

Eldi Allushi është i arrestuar nga policia për akuzat se ka penguar zbardhjen e të vërtetës me largimin dhe dëshmitë paraprake, nuk ka kallëzuar krimin dhe ka përkrahur autorin e ngjarjes. Ndërsa kushëriri i tij Jurgen Allushi po hetohet në gjendje të lirë pasi u largua nga vendngjarja së bashku me shoferin Emiliano Nina. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim, i akuzuar për 7 vepra penale.

Emiliano Nina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.