SPAK ka nisur një hetim për dekonspirim të operacionit të ekzekutimit të masave të sigurisë për dosjen “Çopja”.
Në filtër po kalojnë agjentë të policisë të Elbasanit dhe të BKH të cilët kanë qenë në terren për të kryer arrestimet.
Për llogari të hetimit janë sekuestruar disa aparate telefonikë, mes të cilëve edhe Ilir Prodës, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë të Elbasanit.