Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Dekretet për ministrat, Meta mbledh parlamentin para kohe

10:15 / January 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë javë gjasat janë që seanca plenare për të miratuar dekretet e presidentit Ilir Meta të mos zhvillohet. Ndonëse Parlamenti është me pushime, dekretet e miratuara nga kreu i shtetit për emërimin e disa ministrave dhe shkarkimin e disa të tjerëve duket se do t’i sjellë në punë përpara kohe deputetët.

Konkretisht, Rregullorja e Kuvendit parashikon se Kuvendi zhvillon punimet në dy sesione plenare. Sesioni i vjeshtës fillon punën të hënën e parë të shtatorit, ndërsa sesioni i pranverës fillon punë të hënën e tretë të janarit, që përkon me datën 21 janar. Por afatet e përcaktuara në Kushtetutë për miratimin e dekreteve të Presidentit duket se do t’i sjellë deputetët në punë një javë më herët se ç’ishte parashikuar në ligj.

Neni 98 i Kushtetutës thekson se ministrat emërohen ose shkarkohen me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve nga Presidenti. Po ashtu, edhe dekretet për emërimin apo shkarkimin e ministrit miratohen brenda 10 ditëve nga ana e Kuvendit.

Dekretet e Metës për shkarkimin e gjashtë ministrave dhe emërimin e katër propozimeve të Ramës u bë në datën 5 janar që për rrjedhojë, afati maksimal i mbledhjes së Kuvendit është data 15 janar.

Gjithsesi, deputetët e shumicës do të presin edhe ditët në vijim nëse kreu i shtetit do të krijojë bindjen për të shkarkuar edhe Ditmir Bushatin, si edhe emërimin e ministrave që vijnë nga shoqëria civile në mënyrë që votimi për ndryshimet në qeveri të bëhet në një seancë të vetme.

dekrete mbledh ministra parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e QSUT: Më shumë eficencë në çdo hallkë, menaxhim i orientuar te pacienti

10:00 / September 29, 2026

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

08:25 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.