Dekreti i Presidentit Meta ka sjellë tensione edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Teksa anëtarët socialistë të tij e refuzuan kërkesën e Metës, dhe vijojnë punën normalisht, kreu i institucionit Klement Zguri nuk ka kërkuar më mbledhje për vijimin e procesit zgjedhor.
Lexo edhe- “Nuk jam Gjykatë Kushtetuese”, Zguri: Situatë e pazakontë, një lloj sfide
Kjo bie në sy në rendin e ditës për sot, ku mbledhja është kërkuar nga Zv. Kryetari Denar Biba, dhe anëtarët Bledar Skenderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri.
Megjithëse dekreti tashmë ka hyrë në fuqi pasi u botua në Fletoren Zyrtare, anëtarët socialistë në KQZ nuk e njohin këtë vendim, duke e quajtur antikushtetues dhe të pavlefshëm.
Ky vendim është kundërshtuar nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhjen, duke ia lënë drejtimin zv.kryetarit, Denar Biba.
Po sot, numri i dy i KQZ-së, dhe tre anëtarët e tjerë kanë njoftuar zhvillimin e mbledhjes së radhës se institucionit zgjedhor, për të vijuar punën normalisht për zgjedhjet më 30 qershor.