Ardian Çapja i plagosur disa ditë më parë në Elbasan ka dalë nga reaminacioni në spitalin e Traumës pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të nxjerrë plumbin nga shpatulla.
Nevvs 24 bën të ditur se sapo është bërë i ndërgjegjshëm dhe arriti të fliste u ka kërkuar mjekëve të mbyllin kartelën dhe ta ndiqte gjendjen e tij shëndetësore privatisht në banesën e tij.
Mësohet se ai po mbahet nën mbikqyrje të rreptë në spital, i ruajtur me policisë. Efektivë janë të stacionuar jashtë spitalit, e po ashtu edhe në derën e pavijonit ku po mbahet për mjekim Capja, duke mos lejuar qarkullim, por vetëm hyrjen e personave të autorizuar.
