Viola Sterjo e akuzuar për mashtrim ka dalë sot para gjykatës së Korçës për njohjen me masën e sigurisë, pasi u arrestua tre ditë më parë.
Sterjo u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci të cilëve u kishte marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR, në vlera që varionin nga 2.2 milionë euro ne 4.5 milion euro.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Viola Sterjo u ndalua me vendim gjykate dhe u la në masën arrest në burg për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit Viola Sterjo dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore.
Prokuroria e Korçës nisi hetimin për rastin pas kallëzimeve të qytetarëve që ishin mashtruar nga Sterjo.