Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Del raporti, gjermanët dhe francezët nuk duan që Shqipëria të futet në BE

22:14 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shqiperia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjysma e francezëve dhe gjermanëve nuk duan që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe vlerësojnë se vendi ynë nuk është gati për t’u anëtarësuar. Të dhënat dolën në një raport që publikoi YouGov, shoqëria ndërkombëtare e të dhënave, që mat opinionin publik për çështje të ndryshme përmes sondazheve serioze.

Raporti nxori se 43% e francezëve të anketuar në vitin 2022 janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Vetëm 21 është përqindja e francezëve që janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Edhe popullsia gjermane duket se ka deri diku të njëjtin mendim, pasi 44% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e BE. Vetën çereku i gjermanëve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sa i përket vendeve të tjera të Europës si Spanja dhe Italia, ka një raport të përmbysur. 40% e spanjollëve në vitin 2022 janë dakord që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa 24% janë kundër. Vendi që është më përkrahës që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, është Italia, ku 45% janë pro dhe 27% kundër.

Qytetarët e këtyre katër vendeve të Europës, sipas sondazhit ndajnë me përafërsi të njëjtin qëndrim edhe në raport me Kosovën dhe vendet e rajonit si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina. Në tërësi, përqindja më e lartë e francezëve dhe gjermanëve mendojnë se vendet e rajonit të Ballkanit nuk janë gati për t’u bërë pjesë e BE-së. Raporti u përgatit bazuar në të dhënat që nxori anketimi me 2 mijë të rritur në Francë, mbi 2 mijë të tjerë në Gjermani, si dhe më shumë se 2 mijë të anketuar në Spanjë dhe Itali në muajin mars 2022.

BE gjermanet raport
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.