Delegacioni gjerman është duke zhvilluar një konferencë për mediat, ku flitet për situatën aktuale në Shqipëri, atë politike, si dhe mundësinë për çeljen e negociatave me BE.
Gjatë fjalës së tij, Josip Juratovic, kryetar i Komisionit Parlamentar për Europën Juglindore në Bundestag, i pyetur për situatën aktuale, tha se baza e një vendi është kushtetuta dhe aty duhet të bazohemi.
“Nëse kushtetua parasheh që zgjedhjet do duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohorë, atëherë do duhet të zhvillohen në atë moment”, tha ai.
“Dëshirojmë që përmes këtij turi të informohemi rreth gjendjes në këtë rajon.
Duam të kuptojmë sa e përgatitur është Shqipëria në kuadër të integrimit.
Shqipëria dhe i tërë rajoni i Ballkanit perëndimor, është oborri i brendshëm i BE dhe si i tillë gjykojmë që duhet të jetë pjesë e këtij unioni.
Do ishte e domosdoshme bashkëpunimi ndërkombëtarë me BE por dhe mes vendeve të rajonit të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për mua, demokracia është komunitet vlerash.
Për këtë arsye dua të them se marrëdhëniet në sferën politike mes Gjermanisë dhe vende të tjera janë mjaft të rëndësishme.
Në fakt nuk e konsideroj si kompetencë time të jap deklaratë për zhvillimet e brendshme politike, por megjithatë nga takimet që kam zhvilluar kam kuptuar se ky vend ka një kushtetutë dhe ajo është baza e një shteti.
Nëse kushtetua parasheh që zgjedhjet do duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohorë, atëherë do duhet të zhvillohen në atë moment dhe këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e popullit duke u mbështetur në kushtetutë.
Procesi zgjedhore përfaqëson konkurrencën mes përfaqësuesve të partive.
Secila parti ka të drejtën e saj të marrë pjesë, dhe do të jenë zgjedhësit që do të vendosin çfarë është bërë mirë apo keq, mendoj se zgjedhësit në Shqipëri është mjaft mirë e informuar lidhur me atë që do apo nuk do dikush.
Nëse është apo jo krizë politike, do ta tregojë e ardhmja, por situata aktuale do të luaj sigurisht rol në vendimin e BE, dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE, janë parlamentet ato që vendosin për çeljen e hapjes së negociatave, kemi nevojë të mbledhim sa më shumë argumente që t’i bindim këto vende që Shqipëria është pjesë integrale e Europës…
Duhet të flasim hapur, duhet të themi qetësisht që jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin, edhe në Shqipëria apo rajon nuk janë të tërë njësoj entuziast për një anëtarësim të mundshëm. Besoj iu referohem atyre që u kanë drojë për kapitujt 23 dhe 24.
Unë e kam thënë, integrimi në BE nënkupton ofrimin e një shansi për demokratizimin e vendit dhe shpërblim për ata që kanë besuar në vlerat demokratike. Gjithkush që përpiqet të pengojë integrimin pengon ata që besojnë në vlerat demokratike dhe besoj se këtu në vendin tuaj ka shumë.
Ndaj thirrja ime drejtuar të gjithë demokratëve, që besojnë në vlerat demokratike pavarësisht se cilës parti i përkasin të ofrojnë shembull pozitiv që ne të japim sa më tepër argumente në funksion dhe në të mirë të integrimit”, u shpreh ai.
Pyetjes se kur flisni për njerëz që nuk e duan integrimin në Shqipëri, u referohet politikanëve shqiptarë, ai përgjigjet:
Këtu nuk dua të përjashtoj askënd as nga politika dhe as nga shoqëria. Duke qenë se kam përvojë me rajonin, por kam konstatuar njëlloj sindrome të senaderit, kështu në Kroaci pas anëtarësimit në BE dhe disa vitesh, kryeministri i vendit u dënua me vendim gjyqi dhe u fut në burg. Ndaj mendoj që është sot më e rëndësishme se kurrë që reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar të bëhet në mënyrë të vendosur, se çelja e negociatave duhet të fillonte me kapitujt 23 dhe 24.
Më tej ai shtoi se “Në një Evropë të tillë është më e rëndësishme se kurrë që ne demokratët të vazhdojmë tu qëndrojmë besnik vlerave tona”.
“Në takimet që kemi pasur, aty ka qenë e pranishme edhe opozita parlamentare. Unë nuk mund të kërkoj në vendin tuaj ku mund të jetë një parti apo tjetër me të cilën unë të flas, nëse e kam këtë mundësi e bëj me përfaqësues të shoqërisë civile. Parlamenti është organi më i lartë i një shoqërie demokratike, jemi përfaqësues të popullit, dhe populli na ka zgjedhur të zhvillojmë debatin në parlament.
Në një moment apo tjetër gjithsekush është i lirë të protestojë, por bojkotimi i parlamentit është bojkotim i demokracisë, për mua parlamenti ka të njëjtën shenjtëri si ka për mua si besimtar i krishterë edhe kisha, nuk është sallë tregu. Kam përshtypjen se është shndërruar në sport të dashur për shqiptarët që nëse nuk më pëlqen diçka thjesht po bojkotoj”, u shpreh Juratovic.