Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Dëmet më të shtrenjta për siguruesit, kryeson sigurimi i garancive

08:42 / February 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tregu sigurimeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dëm i ndodhur iu kushton siguruesve shqiptarë mesatarisht 150 mijë lekë ose rreth 1200 euro.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare treguan se për vitin 2020 dëmi mesatar në sigurime u rrit me 26.6% krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë vitin e kaluar, siguruesit paguan më shumë dëme në sigurimet e pronës sesa në sigurimet motorike.

Ky ndryshim strukturor, i lidhur me tërmetin e nëntorit 2019, duket se ka ndikuar edhe në rritjen e dëmit mesatar të paguar nga kompanitë e sigurimeve. Një dëm në pronë iu kushton siguruesve mesatarisht 741 mijë lekë ose afërsisht 6 mijë euro. Megjithë rritjen e numrit të dëmeve në këtë klasë për shkak të tërmetit, dëmi mesatar pësoi rënie me 18% krahasuar me vitin 2019. Pavarësisht nga kjo, një dëm në pronë kushton mesatarisht shumë më tepër se një dëm në sigurimet motorike. Statistikat e AMF-së tregojnë se për vitin 2020 një dëm në sigurimin motorik kushtonte mesatarisht 190 mijë lekë ose pak më shumë se 1500 euro. Krahasuar me një vit më parë, dëmi mesatar u rrit lehtë me 2.9%.

Brenda produkteve të sigurimit motorik, megjithatë, dëmi mesatar ka ndryshime të konsiderueshme për produkte të ndryshme. Sigurimi i detyrueshëm i mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ka një kosto shumë afër mesatares së sigurimeve motorike, me rreth 193 mijë lekë për dëm. Ndërsa dëmet që mbulohen nga kartoni jeshil janë shumë më të shtrenjta dhe për vitin 2020 ishin mesatarisht 785 mijë lekë, 33% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Për vitin 2020, klasa e sigurimit me dëmin mesatar më të lartë ishte ajo e sigurimit të garancive. Për çdo dëm në këto klasa kompanitë paguan 1.8 milionë lekë, në rritje me 354% krahasuar me vitin 2019. Këto sigurime kanë një peshë të ulët në treg, me më pak se 2% të prime të shkruara bruto, por përgjegjësitë e siguruara prekin vlera relativisht të larta. Mes klasave kryesore, ato më dëmin mesatar më të ulët ishin sigurimi i shëndetit dhe aksidenteve, ku kompanitë e sigurimeve paguan mesatarisht vetëm 20 mijë lekë për çdo ngjarje sigurimi.

Për vitin 2020, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 7.6 miliardë lekë dëme, në rritje me 18.6% krahasuar me një vit më parë. Por, në numër dëmet e paguara pësuan rënie me 1.6% krahasuar me vitin 2019 dhe rrjedhimisht dëmi mesatar shënoi rritje. Megjithë rritjen e lartë të dëmeve nga klasat e pronës, për shkak të tërmetit, pandemia solli rënie të ndjeshme të tyre në disa klasa të tjera, sidomos në dëmet motorike dhe në sigurimin e aksidenteve në udhëtim./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Territorialja’/ Berisha me aleatët 5 ditë para votimit në Kuvend: Drafti i PS i njëanshëm/ Përballet me kritika nga aleatët dil kryeso protestën

11:58 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK

11:14 / October 3, 2026

Dron i dyshimtë nga Bjellorusia, në alarm Lituania/ Mbyllet aeroporti i Vilniusit, ngrihen avionët e NATO-s

11:04 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.