Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi numëroi disa nga arsyet pse sipas tij, u arrit mirëmenaxhimi i situatës me reshjet dhe përmbytjet. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Peleshi tha se qeveria ka investuar tek kanalet e ujitjes, ndërsa kalimi i kompetencave tek pushteti lokal, ka sjellë një menaxhim më të mirë të situatës.
“Nëse do të bëjmë një pasqyrë të faktorëve që ndihmuan në mirëmenaxhim, së pari, kaskada, së dyti investimet në programet e ujitjes, janë rritur me disa fish krahasuar me të shkuarën, por më shumë se investimet, duhet të them se janë pjesa “soft”, decentralizimi i funksioneve të ujitjes dhe kullimit drejt pushtetit lokal. Kjo pjesë i ka kaluar në menaxhim bashkive, nuk është transferuar vetëm përgjegjësia por edhe fondet dhe kapitalet. “-tha Peleshi.